Një autopsi e bërë fillimisht për George Floyd zbuloi se nuk kishte të dhëna që tregonin se shkaku i vdekjes së tij kishte qenë asfiksimi apo mbytja. Pas kësaj, familjarët e tij bënë një autopsi të pavarur, rezultatet e së cilës treguan tjetër gjë.

Sipas këtyre rezultateve, shkaku i vdekjes së tij ishte “asfiksimi për shkak të presionit të vazhdueshëm”. Njoftimin e ka bërë të ditur përfaqësuesi ligjor i familjes së Floyd, Ben Crump.

Sipas ankesës, Chauvin, oficeri i policisë që akuzohet për vrasjen e George Floyd, e mbajti gjurin mbi qafën e të ndjerit për 8 minuta dhe 46 sekonda në total dhe 2 minuta e 53 sekonda pasi Floyd humbi ndenjat.

Vdekja e Floyd shkaktoi reagime të shumta dhe protesta anembanë SHBA-ve.

Lexo po ashtu:  Kryeministri: Lidhjet mes Beogradit dhe Kremlinit janë të shumëfishta, Serbia i ka 48 baza të avancuara ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *