Lëvizja Vetëvendosje prej sot, me fillim në orën 10:00 deri në 18:00, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë do të organizojë peticion, me kërkesën për zgjedhje të reja.
Vetëvendosja fillimisht kishte organizuar një peticion online për zgjedhje të reja, ndërsa pas lirimit të masave kundër COVID-19, nga sot këtë do ta bëjë edhe në mënyrë fizike.
Njëjtë si në Prishtinë, peticioni i Lëvizjes Vetëvendosje do të mundë të nënshkruhet në të gjitha sheshet kryesore të komunave të Kosovës.