Mijëra vetë, në vende të ndryshme të botës, kanë protestuar kundër vdekjes së afrikano-amerikanit Gege Floyd, për t’u solidarizuar me protestuesit amerikanë.

Në Amsterdam të Hollandës, rreth tre mijë vetë u mblodhën të hënën, në Sheshin “Dam”, për të protestuar kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore, raporton “CNN”.

Në Rio de Zhaneiro, Brazil, protestuesit u mblodhën të dielën, përballë pallatit të guvernatorit, për të protestuar në përkrahje të popujve me ngjyrë.

Në Paris, një grup i vogël i protestuesve paqësor, që përfaqësonte organizatat franceze kundër racizmit, u mblodhën të hënën në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Në Londër, policia ka arrestuar protestues gjatë fundjavës, për shkak të shkeljes së masave kufizuese, pasi ata marshuan në shenjë solidariteti me protestuesit amerikanë.

Protesta ka pasur ose janë planifikuar edhe në Australi, Gjermani, Irlandë, Greqi dhe në disa vende të tjera.

Përkrahje për këto protesta, kanë ofruar edhe disa liderë botërorë. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se është e tmerruar nga vdekja e George Floyd-it dhe i mirëpriti protestat paqësore në vendin e saj.

Lexo po ashtu:  Poema e mjerimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *