Qeveria e majtë e Spanjës kanjoftuar se do të zhvendosë eshtrat e ish-Diktatorit Francisco Franco nga mauzoleumi shtetëor në periferi të Madridit. Është një vendim që është shtyrë disa herë, por kësaj radhe Madridi zyrtar ka dhënë si datë konkrete 10 qershorin 2019.

Franco do të zhvarroset dhe do të hiqet nga vendprehja në Luginën e të Rënëve për t’u rivarrosur pranë varrit të së shoqes, Carmen Polo në varrin familjar në Mingorrubio El Pardo që ndodhet në një varrezë shtetërore.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Zv.kryeministrja Carmen Calvo ka deklaruar se ceremonia do të kryeht pa praninë e mediave. Familja e Francos, që vdiq në vitin 1975 e ka kundërshtuar këtë vendim dhe e ka çuar çështjen në Gjykatën Supreme që deri më tani nuk është shprehur.

Në Spanjë në vitin 2007 është miratuar një ligj që dënon regjimin e Francos dhe detyron heqjen e simboleve të tij. Një ndër to është edhe mauzoleumi ku prehen edhe 30 mijë të rënë të tjerë në Luftën Civile të viteve ’30, nga të dy krahët e shoqërisë spanjolle.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Bojkotimi në Facebook, 90 kompani ndalojnë reklamat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *