Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), edhe pse ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, mbajtjen e seancës për formimin e Qeverisë Hoti, ende nuk dihet saktë nëse i kanë numrat.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ndonëse nga kjo parti thonë se i kanë siguruar numrin e mjaftueshëm të votave për krijimin e qeverisë, disa nga deputetët e kësaj partie nuk kanë treguar nëse do të votojnë pro.
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në seancën e Kuvendit të Kosovës do të merret vesh nëse do ta votojë ose jo formimin e Qeverisë Hoti.

Edhe deputeti i së njëjtës parti, Fatmir Rexhepi, nuk ka treguar nëse do ta votojë apo jo Qeverinë Hoti.
Ndërkaq, ende nuk dihet edhe mendimi i kryetares së Kuvendit të Kosovës, e cila vjen nga kjo parti politike, nëse do të jetë pro apo kundër kësaj Qeverie.




