Shumica e përdoruesve në internet besojnë se historiku i tyre i kërkimit nuk gjurmohet kur janë duke shfletuar në “private mode” por Google thotë se nuk është kështu.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Google është paditur në një gjykatë në SHBA se ilegalisht ka marrë nën kontroll privatësinë e përdoruesve duke gjurmuar njerëzit edhe kur janë duke shfletuar në “private mode.”
Padia kërkon një dëmshpërblim nga Google prej 5 miliardë dollarësh.
Shumica e përdoruesve në internet besojnë se historiku i tyre i kërkimit nuk gjurmohet kur janë duke shfletuar në “private mode” por Google thotë se nuk është kështu.
Motori i kërkimit mohon që një gjë e tillë të jetë e jashtëligjshme.
Padia kërkon dëmshpërblimin e miliona përdoruesve të Google të cilët prej 1 Qershorit 2016 kanë shfletuar internetin në “private mode” sipas firmës ligjore Boies Schiller Flexner.
Incognito Mode në Google Chrome u jep mundësinë përdoruesve të shfletojnë në internet pa u ruajtur aktiviteti i tyre në shfletues ose pajisje. Por uebsajtet e vizituara mund të përdorin mjete si Google Analytics për të gjurmuar vizitat.
Google mohon pretendimet duke thënë se uebsajtet mund të grumbullojnë informacione rreth përdoruesve e aktivitetit të shfletimit edhe nëse janë në “private mode.”
Në rastin e Google Analytics për të parandaluar gjurmimin përdoruesit duhet të instalojnë shtojca të jashtme që e bllokojnë.




