Publicistja Kimete Berisha ka thënë se sot është një atmosferë e zymtë dhe depresive, si në luftë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se po formohet qeveria ilegale si pasojë e një vendimi

(edit) të Gjykatës Kushtetuese, pa procesverbal, pa gjurmë të ‘krimit’!

Berisha ka thënë se LDK e kthen Serbinë në qeverinë e Kosovës, për një zor të madh, derisa këtë e ka quajtur të neveritshme, dëshpëruese dhe absolutisht e papranueshme.

Postimi i plotë në Facebook:

Çfarë atmosfere e zymtë, depresive.

Si në luftë, masat e dhunshme…pushtuesi.

Qeveri ilegale si pasojë e një vendimi (edit) të Gjykatës Kushtetuese, pa procesverbal, pa gjurmë të ‘krimit’!

Si atëherë (para luftës më 1997) kur LDK mbante zgjedhjet parlamentare e presidenciale, derisa në Drenicë masakroheshin shqiptarët.

LDK e kthen Serbinë në qeverinë e Kosovës, për një zor të madh!

E neveritshme, dëshpëruese dhe absolutisht e papranueshme!

Lexo po ashtu:  Propozimi evropian dhe aneksi i zbatimit, Kurti dhe Vuçiq takohen sot në Ohër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *