“Shqipëria, një tokë e thesareve të fshehura”. Kështu e përshkruan e përditshmja “turismo.al”, Shqipërinë në shkrimin e saj, nga malet që të mbajnë frymën deri tek plazhet e mrekullueshme.

Ky destinacion relativisht i ri, i vendosur në jug-lindje të Europës, në vitin 2019, tërhoqi 6 milionë e 400 mijë turistë të huaj, një rritje prej 8% në krahasim me vitin 2018.

Sipas Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kompanitë po e kuptojnë në këtë moment që historia ka ndryshuar dhe operatoret turistikë po kthehen gjithmonë e më shumë në kompani IT.

“Pra, edhe ne jemi duke bërë disa fushata që zënë më tepër hapësirë ​​në mediat sociale. E gjithë kjo po na ndihmon të ndryshojmë imazhin e Shqipërisë, dhe po i bën turistët të kuptojnë se ky është një vend unik që duhet të vizitohet të paktën një herë në jetë”, tha Klosi.

Përmes rrjeteve sociale, Shqipëria ja doli të tregojë që është një destinacion i hapur për biznes. Turistët po kuptojnë që ky është një vend unik, që duhet eksploruar të paktën një herë në jetë./atsh/

Lexo po ashtu:  Shqiptarë kudo që jeni: Gëzuar 2 Marsin, Ditën e Kuvendit ose të Lidhjes së Lezhës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *