Revista më prestigjioze në botë “Dezeen”, i ka kushtuar një artikull të gjatë arkitekturës dhe dizajnit që ditët e sotme po përshtaten gjithnjë e më shumë me natyrën.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në artikull trajtohet një projekt i studios italiane Stefano Boeri Architetti dhe kompanisë shqiptare të ndërtimit SON-Group, të titulluar Tirana Riverside, në afërsi të lumit Lana, një projekt që synon t’u përgjigjet nevojave të koronavirusit.

“Kjo është lagjja e parë në Europë që është projektuar si një marrëveshje me qeverinë dhe autoritetet lokale për t’iu përgjigjur fazës së paspandemisë dhe për të përmbushur kërkesat e krizës aktuale”, thekson arkitekti Boeri për “Dazeen”.

Me projektin, Stefano Boeri Architetti ka synuar të krijojë një “lagje-qytet” që do të përfshijë teknologji, kopshte të gjera në çati dhe të tjera ndërtesa për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Qëllimi i këtyre projekteve është përmirësimi i hapësirave të gjelbra, gjë që e kuptuam më mirë në këto kohë pandemie, ku e vetmja zgjidhje ishin pikërisht këto hapësira e jo ato të mbyllurat./ atsh /




