Ish- kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka nënshkruar peticionin me të cilin kërkojnë zgjedhje.
Kurti ka ftuar qytetarët e Kosovës që të nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, shkruan IndeksOnline.
“Zgjedhjet janë qëllim yni politik, sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani”, shkroi ai.