Çfarë po ndodh sot në Amerikë, për ne (shqiptarët) është e largët. Racizmi atje i ka rrënjët e thella dhe historitë e Amerikës nuk do të mjaftonin për të kuptuar të vërtetën e asaj ç’po ndodh aktualisht atje. Protestat e sotme janë vetëm maja e ajsberut. Fatmirësisht, ka një sërë dokumentarësh, serialesh dhe filmash që do t’ju bëjnë të kuptoni edhe më qartë çfarë po ndodh atje, ç’do të thotë të jesh racist apo ta përjetosh atë.

#1. 13t

Dokumentar i Netflix, u bë aq i famshëm sa më tej u publikua i gjithi në YouTube, në mënyrë që njerëzit të kuptonin efektet e Amendamentit të 13-të që çoi në problemin e madh të skllavërisë dhe burgosjeve masive atj.

#2. American Son

Ky film është i frymëzuar nga ngjarje të ndodhura në komunitetin e njerëzve me ngjyrë gjatë përditshmërisë së tyre. Në fund të tij do të kuptoni se çfarë sfide është atje të rrisësh fëmijë me ngjyrë dhe të investosh tek ta duke qenë empatikë.

Lexo po ashtu:  Kevin Hart mbështet protestat në SHBA

#3. Dark Girls

“Dark Girls” do t’ju bëjë të kuptoni se me ç’drama dhe sjellje përballen gratë me ngjyrë në të gjithë botën. Përpjekjet e tyre për të zbardhur ngjyrën e lëkurës me shpresën e një jete më të mirë, do t’ju bëjnë edhe ju të revoltoheni me çfarë ndodh në botë!

#4. When They See Us

Një tjetër serial për t’u parë në Netflix është “When they see us”. Regjisorja Ava DuVernay, kësaj here tregon historinë e 5 afro amerikanëve të akuzuar pa të drejtë për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje në Central Park.

#5.I Am Not Your Negro

I bazuar në dorëshkrimin e papërfunduar të James Baldëin, i cili do të zhytej thellë në jetët dhe vrasjet e tre miqve të tij të ngushtë: Medgar Evers, Malcom X dhe Martin Luther King Jr. “I am not your negro” do t’ju bëjë të kuptoni më mirë lidhjen mes të drejtave të njeriut dhe lëvizjes “Black Lives Matter”.

#6. Selma

“Selma”, drama historike e 2014-ës nën regjinë e  Ava DuVernay pasqyron diskriminimin që i bëhej njerëzve me ngjyrë edhe në të drejtën për të votuar. Pavarësisht se Ligji për të Drejtat e Njeriut e dekretoi ligjërisht Jugun, në vende të caktuara, diskriminimi ishte i frikshëm, duke ia bërë shumë të vështirë njerëzve me ngjyrë të regjistroheshin për të votuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *