Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në mbledhjen e Kuvendit ka folur për komisionin për menaxhimin e pandemisë, ku edhe i ka propozuar emrat e kryesuesit të këtij komisioni nga radhët e LVV-së.

Selimi tha se nuk janë asgjë kundër këtij komisioni dhe se ai vetëm u bën nder.

 

“Këtë komision kur është propozuar e kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë t’ia ofrojmë bashkëpunimin tonë maksimal dhe njëkohësisht edhe atëherë, edhe sot nuk jemi kundër asnjë lloj hetimi, qoftë ai edhe parlamentar. Ky propozim ka pësuar mutacion gjatë rrugës, sepse ka qenë i përqendruar në vdekjen tragjike të Agon Musliut ose edhe te menaxhimi i Qendrës së Studenteve. Duket se pas propozimit ky hetim është zgjeruar, por edhe për këtë ne nuk kemi asgjë kundër dhe ky komision vetëm na bën ndër”, tha Selimi.

Lexo po ashtu:  Bregu: Virusi po na ndryshon jetën, po teston institucione dhe po sfidon rregullat me të cilat ishim mësuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *