Japonia po planifikon thjeshtimin e formatit të Lojrave Olimpike të vitit të ardhshëm, për të zvogëluar rrezikun e një shpërthimi të koronavirusit të ri. Guvernatorja e kryeqytetit dhe qytetit pritës, Tokios, Yuriko Koike tha se do të zhvillohen diskutime për të pëcaktuar ndryshimet e mundshme, raportoi Kyodo News.

“Shpresojmë të punojmë së bashku me qeverinë dhe komitetin organizativ të Tokios për të parë se çfarë mund të racionalizohet dhe thjeshtohet. Kjo do të jetë e nevojshme për të fituar mirëkuptimin e publikut”, theksoi ajo. Sipas burimeve, ndryshimet mund të përfshijnë reduktimin e numrit të spektatorëve dceremonive të hapjes dhe mbylljes së Lojrave Olimpike dhe Paraolimpike. Masa të tjera mund të përfshijnë shërbime të veçanta mjekësore.

Lexo po ashtu:  Kampionja shqiptare: "Rina humb shumë kohë me media sociale - Sot të rinjtë janë shumë më ndryshe, ndoshta fajet i kanë rrjetet sociale”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *