Yjet, si shkrimtarja JK Rowling dhe Jordan Peele, kanë lavdëruar aktorin John Boyega për fjalimin emocional në protestën kundër vdekjes së afroamerikanit George Floyd, që gjatë së mërkurës u mbaj në Londër.

“Jeta e afroamerikanëve është e rëndësishme. Kemi qenë të rëndësishëm dhe vazhdimisht të suksesshëm”, ka thënë aktori i filmave “Star Wars”.

Ai nderoi Floydin, që vdiq pas keqtrajtimit nga policia më 25 maj. Aktori ka thënë se komentet e tij mund ta dëmtojnë karrierën, por nuk ishte i shqetësuar për këtë.

Por yjet nga Hollwoodi i kanë shprehur përkrahjen për fjalimin.

“E ke përkrahjen tonë”, ka thënë Peele, regjisori që fitoi çmimin “Oscar” për filmin “Get Out”. Ndërkaq shkrimtarja e njohur Rowling është shprehur e gatshme që në çfarëdo kohe të bashkëpunojë me aktorin.

Boyega me prejardhje nga Nigeria në fjalimin e tij ka thënë se dyshon që pas protestës do të ketë karrierë në film.

“Po flas me ju nga thellësia e zemrës. Sot gjithçka është për njerëzit e pafajshëm që kanë lënë në gjysmë rrugëtimin e tyre. Nuk e dimë se çfarë ka mundur të arrijë në jetë Floydi dhe as Sandra Bland, por sot do të sigurohemi se nuk do të jemi të huaj për më të rinjtë”, ka thënë aktori para turmës së mbledhur në qendër të Londrës. “Tani është ky moment dhe unë nuk e kam ndërmend të pres”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu:  10 fakte rreth Anna Wintour

Aktorja e filmit “Booksmart”, Olivia Wilde, ishte në mesin e yjeve të para që reagoi me lavde ndaj fjalimit të Boyegas.

“Do të isha e nderuar të punoja me të dhe shpresoj që ta kem shansin. E ke përkrahjen tonë, mos u dorëzo”, ka shkruar Wilde.

Kolegu i Boyegasit, aktori i njohur Mark Hamill, i cili e luan rolin e Luke Skywalker në trilogjinë e filmave “Star wars”, ka thënë se kurrë nuk është ndier më krenar.

Përkrahje i ka dhënë edhe llogaria e filmave “Star Wars” në Twitter.

“E keqja që vjen me racizmin duhet të ndalet. Do të vazhdojmë të jemi pjesë e ndryshimit. John Boyega, ti je heroi ynë”, ka shkruar faqja e “Star Warsit”.

Polici Derek Chauvin është ngarkuar për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa tre kolegët e tjerë, të përfshirë në rastin e vdekjes së Floyd-it, po përballen me akuza për ndihmë. Vdekja e tij ka shkaktuar trazira të mëdha në Amerikë dhe demonstrata në mbarë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *