Lajm i mirë nga Italia për portierin shqiptar, Thomas Strakosha. “Gardiani i portës” laciale duket se nuk do të humbasë asnjë ndeshje, pasi është rikthyer në fushë. Shtatlarti u rikthye në dispozicion të trajnerit Inzaghi.

Portieri e bëri me dije diçka të tillë me anë të një postimi në Instagram. Ai postoi një foto nga qendra stërvitore e Formellos, nga aty ku po fillon që të punojë fort. Kjo do të thotë se Strakosha do të jetë gati për rikthimin e kampionatit si titullar.

Numri një i portës ka bërë mjaft mirë këtë sezon dhe ka treguar se është një ndër portierët më të mirë të Italisë. 25-vjeçari ka patur dhe disa oferta në verën e kaluar dhe nuk është çudi që mund të largohet në verë.

Lexo po ashtu:  Liga e Kombeve dhe shanset për Botërorin, ja çfarë mund të ndodhë me Shqipërinë tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *