Trajneri i Çelsit, Frenki Lampard i ka gjithnjë e më shumë përzemër lojtarët e rinj dhe sidomos kur bëhet fjalë për talente si shqiptari Armndo Broja, që ish-mesfushori i spikatur i londinezëve nuk ngurron që t’i përfshijë edhe në skuadrën e pare pavërsisht moshës së tyre.

Siç dihet, Çelsi do të luajë ndeshjen e radhës të Premier Ligës ndaj skuadrës së njohur të Aston Vilës, ndërsa në prag të kësaj sfide, Broja po shihet me interes edhe nga tekniku londinez.

Në një seancë stërvitore, duket Broja që është duke u stërvitur me ekipin e parë të Çelsit, ndërsa pritet që ai të ketë minuta nga trajneri Lampard, në sfidat e mbetura të këtij sezoni, duke qenë se ka shkëlqyer me të rinjtë.

Armando Broja është pjesë e Shpresave U-21, që drejtohen nga Alban Bushi, ndërsa shihet si e ardhmja e sulmit kuqezi…

Lexo po ashtu:  Skandali më i madh i korrupsionit në historinë e sportit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *