Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se heqja e masave të reciprocitetit krijon hapësirë për dialogun me Kosovën. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se po e pret ardhjen e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mirosllav Lajçak, në Beograd dhe Prishtinë pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi.

Vuçiq po ashtu tha se ka hequr dorë, nga siç u shpreh ai, nismat e mëdha për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe është duke pritur propozimin.

“Kjo gjë e hapë mundësinë që ne të fillojmë bisedimet, nëse ajo masë mbetet për më shumë se disa ditë dhe besoj se nuk është çështje përndjekjeje dhe rivaliteti në mes të dy palëve, por një çështje thelbësore, çështje e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, një nga liritë më të rëndësishme të botës moderne, dhe besoj se do të ketë një efekt të mirë në ekonominë e Beogradit dhe Prishtinës, do të ketë një efekt të mirë te njerëzit. Pra, jo vetëm serbët, por edhe shqiptarët, kjo do të krijojë një lloj kornize në mënyrë që komunitetet tona të biznesit të mund të bashkëpunojnë më mirë. Sigurisht, kjo do të hapë mundësinë e dialogut politik në mes nesh”, ka thënë ai

Ai tutje ka shtuar se në marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, Serbia duhet të humbasë më së paku që është e mundur.

Lexo po ashtu:  Filozofi i madh gjerman, Habermas, flet për koronavirusin: “Një gjë mund të thuhet: Kurrë nuk ka pasur më shumë dituri për paditurinë tonë”

Vuçiq ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet t’i zgjidhin vet problemet e tyre, duke shtuar se ka hequr dorë nga shumë iniciativa të mëdha për të pritur se çfarë do të propozohet nga fuqitë e mëdha.

“Por, unë jam i vetëdijshëm se të gjithë ne së bashku jemi të vegjël dhe sigurisht që gjithmonë do të ketë në Ballkan të tillë që do të shikojnë mënyra për të kënaqur të mëdhenjtë, shumë më tepër sesa të krijojnë marrëdhënie më të mira me miqtë ose fqinjët e tyre. Kështu që unë kam hequr dorë nga disa iniciativa të mëdha dhe jam duke pritur për të parë se çfarë do të na propozohet. Dhe nëse më pyet, kjo është arsyeja pse unë e thash atë, çfarë saktësisht është ajo që pres. Nuk pres asgjë. Unë nuk e di se çfarë të bëj. Kur them diçka do të jetë, por nuk e di se çfarë të pres. Asgjë konkrete”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Serbia nuk ka ndonjë afat se kur do të arrihet marrëveshja përfundimtare, por ka deklaruar se duan të sigurojnë paqe dhe stabilitet në rajon për dekadat e ardhshme.

Lexo po ashtu:  FINLANDË – Parlamenti nis diskutimet për anëtarësimin në NATO

Sipas tij, kur hyhet në dialog duhet që palët të jenë të gatshme për kompromis.

“Sa herë që flisni për vijat e kuqe, atëherë nuk jeni të gatshëm për biseda. Kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë, por kur filloni të flisni për to ashtu si pala shqiptare që thotë:’Jo, jo, ne… e gjithë Kosova është e jona, kështu që do të marrim edhe Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, pak më shumë’. Unë vetëm pres që ata të thonë se do ta marrin edhe Kragujevcin dhe Kralevën. Sinqerisht, buzëqesh dhe vazhdo tutje. Kur hyni në një dialog, hyni me mirëbesim dhe jeni të gatshëm të bëni kompromis. Nëse kjo gjë do të bëhet e mundur, do të shohim”, ka thënë ai.

Vuçiq deklaron se Kushtetuta e Serbisë e parasheh një territor të vetëm, duke deklaruar se e njëjta përfshin edhe Kosovën.

“Kushtetuta e Serbisë thotë se Serbia është një territor i vetëm, përfshirë këtu Provincën Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Kushtetuta e Kosovës flet për një shtet të pavarur të cilin 22 shtete të BE-së e kanë njohur dhe 5 të tjera nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Çfarë të bëjmë tani? Cili është ai territor? Kjo është arsyeja pse unë kam thënë se është e rëndësishme të flasim dhe të kuptojmë pozicionet e njëri-tjetrit”, ka thënë tutje ai.

Lexo po ashtu:  Bojken Abazi: Për Vetëvendosjen, 17 shkurti i vitit 2008 ishte një hap para e dy mbrapa (Video)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *