Ish-ministri u.d. i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se gjatë Qeverisë “Kurti”, kufiri me Shqipërinë nuk ka qenë i mbyllur asnjëherë, por ka pasur kufizime në qarkullim, sikurse në ccdo pikë tjetër kufitare të vendit, transmeton Zeri.info

Sveçla tha se qeveria e re, derisa akuzon ish-qeverinë, sapo u përshëndet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për, siç thotë ai, veprimin e rrallë në botë, “ku hoqën dorë vetë nga reciprociteti dhe lejuan që Serbia të hyjë në Kosovë me dokumentat “Kosovo i Metohija””. “Në çdo pikë kufitare me të gjitha vendet kanë qenë të njëjtat kufizime në qarkullim, për shkak të pandemisë, por kurrë jo i mbyllur. Masat janë të publikuara në faqet zyrtare të qeverisë dhe ministrive, e lehtë mund të shohin të gjithë se kurrë kufiri me Serbinë, gjatë qeverisë Kurti nuk ka qenë më i hapur se me ate të Shqipërisë.  Përkundrazi”, ka thënë Sveçla.

Tutje ish-ministri ka shkruar se gjatë qeverisjes së tyre u arrit “që secili automjet e kamion që vinte nga Serbia të kishte dokumentacionin me emërtimin zyrtar “Republika e Kosovës”, gjë që e ka mëzitur shumë Vuçiqin prandaj i angazhoi shërbëtorët për ta rikthyer situatën aty ku ishte para qeverisë Kurti”.

Lexo po ashtu:  Zbulohet vendi ku do të mbahen negociatat Rusi – Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *