Raportohet se vetëm falë këtij opsioni Signal është bërë një prej 10 aplikacioneve më të shkarkuara në iOS sipas App Annie.
Signal është një aplikacion komunikimi i cili e përshkruan vetëm si një “messenger privat” dhe që nga momenti kur e përdorni për herë të parë me tu hapur aplikacioni shkruhet “Merreni privatësinë me vete. Jini vetvetja në çdo mesazh.”
Javën e kaluar aplikacioni shtoi një opsion i cili mund të transformojë të ardhmen e tij. Një element i ri i cili as WhatsApp nuk e ofron.
Aplikacioni Signal turbullon fytyrën në fotografi të ndryshme si për-shembull të një pjesëmarrësi në protestë e madje edhe gjatë regjistrimeve duke ruajtur anonimitetin për të gjithë njerëzit rrotull tyre.
Raportohet se vetëm falë këtij opsioni Signal është bërë një prej 10 aplikacioneve më të shkarkuara në iOS sipas App Annie.
Opsioni i ri bën më shumë sesa të turbullojë fytyrat. Themeluesi i aplikacioni Maxie Marlinspike tha se kompania e tij njeh të drejtën e protestuesve të ruajnë anonimitetin.
Është i lehtë për tu përdorur dhe nuk pretendon se ja arrin qëllimit me 100% sepse mund të mos i identifikojë të gjitha fytyrat. Fshihet tek mjetet kryesore të editimit të fotove.
Ofrohet në Android dhe iOS dhe çdo gjë bëhet lokalisht në telefon përpara se të ngarkohet.