Poezi nga Ndre Mjeda
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.A zverdhë fusha, e ndër grunore
Po velojnë korrcat porsi zogj;
Këndojnë katundcat me malcore
Pa u kujtue si dielli i dogj.
Veç n’at arë, porsi nji e tretun
Zi ndër petka e në fëtyrë terr
Korre nji cucë pa shoqe, vetun
Me hije t’vet qe mbrapa e merr.

Tjetra herë tri vet e treta
Korrshe o bij me motra n’shend
Si vjet vetun t’iu korr t’gjeta
Pa nji motër, pa gazmend.




