Vendimi i administratës amerikane për të tërhequr trupa ushtarake nga Gjermania është cilësuar si i papranueshëm nga Berlini zyrtar. Koordinatori për marrëdhëniet transatlantike, Peter Beyer ka deklaruar se një vendim i tillë është i papranueshëm për sa kohë që askush në Washington nuk ka menduar të informojë paraprakisht Gjermaninë.

Edhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas ka shprehur keqardhjen për një vendim të tillë dhe e ka përshkruar si të ndërlikuar marrëdhënien me SHBA.

Sipas vendimit të publikuar në media, administrata e Trump parashikon të tërheqë 9 500 trupa nga Gjermania.

Lexo po ashtu:  Shkencëtari botëror: Ja pse koronavirusi nuk do të godasë fort në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *