N’Golo Kante u është rikthyer stërvitjeve me Chelsean, derisa pritet që reprezentuesi francez të luajë një rol kyç në ndeshjet e mbetura të klubit londinez në Premierligë, transmeton “Zeri.info”.

Kishte pasur dyshime të shumta për paraqitjen e mesfushorit në ndeshjet e mbetura në Premierligë për shkak se atij i ishte garantuar një leje për të mos stërvitur për shkak të frikës për shëndetin e tij nga koronavirusi.

Kante nuk mori pjesë në stërvitjet e para ku u lejua kontakti mes lojtarëve.

Sidoqoftë, tash francezi është rikthyer në stërvitjet në grup dhe pritet të jetë në dispozicionin e Frank Lampardit.

Lexo po ashtu:  Camavinga, Mbappé e Haaland: plani është të kthehen Galacticos në inaugurimin e Bernabeut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *