Keni lëkurë të thatë? A ju asocion kjo në fjalët: kruajtje, djegie, tendosje apo ndjeshmëri? Lëkura e thatë nuk ndodh vetëm dimrit. Ajo mund të jetë e tillë e tillë gjatë tërë vitit!

Ekzistojnë disa këshilla të thjeshta të cilave mund t’u përmbahemi në mënyrë që të eliminojmë ndjenjën e pakëndshme dhe pamjen e lëkurës së thatë.

Lëkura e thatë mund të jetë në tërë trupin, por më së shumti në duar, pëllëmbë, këmbë dhe bark. Lëkura e thatë kryesisht nuk vihet re në shikim, por në prekje. Nëse nuk trajtohet, lëkura e thatë mund të shkaktojë shumë probleme serioze, siç është dermatiti.

Losioni i gabuar

Gabimi më i madh të cilin e bëjnë shumica e njerëzve është që losionin e aplikojnë në lëkurë të thatë. Losionin gjithmonë duhet ta aplikoni në lëkurë të lagët. Pastaj, duke fërkuar lehtësisht lëkurën shtrijeni losionin deri në fund, që sa më shumë materie ushqyese të mbesin në lëkurë.

Gabimi tjetër që e bëjnë shumë njerëz është përdorimi i losionit, i cili nuk i përgjigjet lëkurës suaj. Ekspertët rekomandojnë që personat me lëkurë të thatë të përdorin losion të lehtë, pa alkool dhe pa aromë. Losionet për lëkurë të thatë duhen të jenë pak më të dendur.

Lexo po ashtu:  Femrat në syt e meshkujve sipas Paulo Coelhos!

Vendosni pak losion në pëllëmbë, pëllëmbën kthejeni nga toka dhe nëse losioni fillon të pikojë nga pëllëmba, do të thotë që nuk është mjaft i dendur për lëkurën tuaj.

Ajri i thatë

Ajri i thatë largon vajrat nga lëkura. Por edhe ajri në shtëpinë tuaj po ashtu mund të jetë i thatë dhe të thajë lëkurën. Zgjidhja më e mirë është që hapësirën ta ajrosni rregullisht, pavarësisht se sa është jashtë ftohtë apo ngrohtë.

Po ashtu mos e nxehni apo ftohni shumë hapësirën në të cilën flini. Përveç që as gjumin nuk do ta keni mjaft të rehatshëm, lëkurën do ta keni edhe më të thatë.

 

Dushet e gjata dhe të nxehta

Dushi është gjithsesi forma më e mirë e larjes te personat që kanë lëkurë të thatë, por kjo nuk është e tëra. Nëse çdo dush zgjat shumë dhe atë me ujë të nxehtë, gjithsesi zvogëlojeni, sepse nuk i bëni mirë lëkurës suaj. Në fund të fundit, 5 minuta dush është e mjaftueshme për mbajtjen e higjienës trupore.

Lexo po ashtu:  Grua!

Uji nuk duhet të jetë i ftohtë, por njëlloj nuk duhet të jetë as i nxehtë. Gjeni një mes të artë, shkurtoni kohën e dushit dhe aplikojeni losionin përgjegjës dhe shumë shpejt do ta zgjidhni problemin e lëkurës së thatë.

Sapuni i gabuar

Ata paraqesin të paktën 50 për qind të problemit. Sapunët, xhelat për dush dhe banjat e ndryshme shumë shpejt largojnë vajrat natyrale nga lëkura juaj, ndërsa njerëzit dinë edhe ta teprojnë me ta.

Po ashtu mund të harroni në objektet e ashpra për pastrim në dush siç janë dorezat ose sfungjerët. Kjo është më e keqja që mund t’i bëni ndjeshmërisë suaj dhe lëkurës së thatë. Në këtë mënyrë do të largoni të gjitha vajrat natyrale nga lëkura dhe do ta lini lëkurën të pambrojtur dhe të irrituar.

Rrobat e ashpra

Lëkura e thatë është në veçanti e ndjeshme, prandaj ekspozimi konstant ndaj stimujve, siç është rroba e ashpër, mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen. Rrobat e tilla mos i blini.

Lexo po ashtu:  Pesë lloje njerëzish që gratë e forta i mbajnë në jetën e tyre

Vendosni për veshje nga materialet e lehta, siç është pambuku. Po ashtu, kini kujdes që rrobat tuaja të mos jenë shumë të ngushta, sepse kjo mund të shkaktojë tharje shtesë të lëkurës. Nëse lëkura pavarësisht gjithçkaje është e irrituar, ndoshta duheni ta ndërroni detergjentin për larjen e rrobave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *