Ligjit Evropian për Shërbimet Dixhitale, i cili do të detajohet deri në fund të Dhjetorit, do të kërkonte rafitikimin nga 27 vendet anëtare nga Parlamenti Evropian.

Nevojat për shërbimet dixhitale Amerikane gjatë krizës së koronavirusit tregoi qartë nevojën e Bashkimit Evropian për të vijuar me Aktin e Shërbimeve Dixhitale tha komisionerja Evropiane për konkurrencën Margaret Vestager.

Komisionerja tha se duhen shmangur përsëritje e situatave monopolistike si Amazon, Google dhe Facebook. Javën e kaluar Brukseli kërkoi mendimin e publikut përpara se të zbulojë ligjin e ri për shërbimet dixhitale.

Afati i fundit i këshillimit është data 8 Shtator. Lobistët e mëdhenj të teknologjisë kanë filluar të sfidojnë autoritetet duke i kërkuar Brukselit të mbajë në fuqi ligjet ekzistuese të konkurrencës.

Komisioneri për Tregun e Brendshëm Thierry Breton tha se një libër modern rregullash nevojitet sepse platformat online kanë marrë rolin qendror në jetët tona, ekonominë e demokracinë.

Ligjit Evropian për Shërbimet Dixhitale, i cili do të detajohet deri në fund të Dhjetorit, do të kërkonte ratifikimin nga 27 vendet anëtare nga Parlamenti Evropian.

Në 2018-ën hyri në fuqi rregullatorja GDPR për tu dhënë individëve Evropianë më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre dhe privatësinë dixhitale.

Lexo po ashtu:  Nga ditari i Lasgushit, në vitin 1945: "Mua njeriu mund të më vjedhë 100, 200, 300 napolona, sikur t’i kisha , po karakterin t’im si njeri, si artist independent, s’m’a vjedh dot, s’m’a merr dot kurrë!"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *