Por ka dyshime rreth cilësisë së xhamit. Galaxy Z Flip kishte një shtresë prej plastike mbi xhamin super të hollë të ekranit dhe mund të gërvishtej me lehtësi.

Samsung do të prezantojë Galaxy Fold 2 në Gusht krahas Note 20 dhe krahas debutimit në të njëjtën ditë, dy telefonët kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët.

Gjiganti Korean ka vendosur të ofrojë S-Pen në Galaxy Fold 2 sipas mediave Koreane. Ky tipar i mungoi versionit të parë sepse Samsung nuk arriti dot të ndërtonte një xham super të hollë por që i reziston presionit të S-Pen.

Lideri në industrinë e smartfonëve është duke elaboruar përfshirjen e disa materialeve të ndryshme përfshirë një mbulesë më të trashë xhami i cili është i hollë në pjesët ku paloset.

Por ka dyshime rreth cilësisë së xhamit. Galaxy Z Flip kishte një shtresë prej plastike mbi xhamin super të hollë të ekranit dhe mund të gërvishtej me lehtësi.

Nëse një zgjidhje e ngjashme aplikohet edhe me përdorimin e S-Pen, i fundit do të shkaktonte jo pak problem me gërvishtjet e ekranit.

Galaxy Fold 2 debuton krahas Note 20 në Gusht. Të tjera spekulime rreth smartfonit të ardhshëm me palosje të Samsung janë ekrani më i madh dhe me frekuencë 120Hz si dhe sistem kamerash të ngjashme me Galaxy S20 Plus.

Lexo po ashtu:  Inxhinierët e Mercedesit prodhojnë pajisje të re për frymëmarrje për vetëm katër ditë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *