Motherboard zbuloi se Facebook ka paguar një firmë të sigurisë kibernetike për të zhvilluar një mjet hakimi që FBI-ja mund ta përdoret për të kapur Hernandez.

Prej vitesh një burrë nga Kalifornia kishthe ngacmuar dhe terrorizuar vajzat e reja duke u kërkuar foto nudo përndryshe do ti vriste, përdhunonte ose ti qëllonte në shkollë.

Ky abuzim ka ndodhur në rrjetin social Facebook dhe pas disa muajsh Buster Hernandez u shpall fajtor përpara një trupi gjykues.

Motherboard zbuloi se Facebook ka paguar një firmë të sigurisë kibernetike për të zhvilluar një mjet hakimi që FBI-ja mund ta përdoret për të kapur Hernandez.

Facebook e pagoi këtë firmë me disa qindra mijëra euro për të zhvilluar mjetin e hakimit që mund të infiltronte sistemin operativ Tails OS. Programi përdori një problem sigurie në video player e Tails dhe zbuloi adresën IP të personit që shikonte videon.

Rrjeti social e dorëzoi mjetin tek një palë e ndërmjetme e cila e çoi tek FBI. Më pas FBI i dërgoi një video të një viktime Hernandez duke çuar në arrestimin e tij.

FBI nuk ka pasur informacion për përfshirjen e Facebook por është hera e parë që ndihmon agjencitë ligjzbatuese për të hakuar një përdorues. Veprimet e veta rrjeti social i ka justifikuar me aktet e tmerrshme të Hernandez.

Lexo po ashtu:  Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera ‘fundosen’ – Shkak, rritja e tensioneve Rusi-Ukrainë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *