Politikanët gënjejnë shumë. Gënjejmë edhe ne pothuajse për çdo gjë dhe pse i quajmë gënjeshtra të bardha. 

Nëse nuk doni të gënjeheni vëreni me kujdes shenjat e mëposhtme pasi do t’ju ndihmojnë të dalloni dhe gënjeshtarin më të mirë. E gjithsesi politikanin, kryeministrin e Presidentin…

1. Gjuha e trupit

Gënjeshtarë kanë tendencë për të mbajtur duart e tyre të fshehura (shtrëngojnë duart e tyre së bashku, i mbajnë brenda xhepave apo pas shpine). Nëse ata kafshojnë buzët e tyre, ndërsa ju jeni duke folur ata po përgatiten të thonë një gënjeshtër. Gënjeshtarë kanë tendencë të prekin flokët, fytyrën dhe qafën.

2. Frymëmarrje

Kur njerëzit gënjejnë, ata kanë tendencë për të marrë frymë rëndë dhe zëri i tyre të ulet.

3. Ngurtësia

Kur dikush gënjen nuk ndihet rehat dhe lëviz në mënyrë ta pavullnetshme.

4. Djersitja e tepërt

Kur gënjejmë, edhe në qoftë se kjo është një gënjeshtër e bardhë, ne djersijmë shumë më tepër, sepse djersitja është një përgjigje e natyrshme e stresit.

5. Shmangë shikimin me sy

Lexo po ashtu:  6 mënyra se si mund të ndihmoni biznesin tuaj gjatë periudhës së karantinimit

Një gënjeshtar do të përpiqet gjithmonë të shmangë kontaktin me sy.

6. Ndryshon temën e bisedës

Edhe në qoftë se një person është një gënjeshtar me përvojë me siguri do të përpiqet të ndryshojë temë sepse dikush që nuk thotë të vërtetën asnjëherë nuk ndihet rehat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *