Zyrtarët jo vetëm ndihen të shqetësuar rreth përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për të influencuar politikën Evropiane por edhe dëmin direkt që u bëhet njerëzve me lajmet e rreme rreth Covid-19.

Bashkimi Evropian dëshiron që gjigantët e teknologjisë të bëjnë më shumë për të luftuar lajmet e rreme në kontinent.

Shefi për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian Jozef Borrell dhe Komisionerja për Transparencën Vera Jourova kanë kërkuar nga Facebook, Google dhe Twitter të dërgojnë raporte mujore lidhur me përpjekjet e tyre për të luftuar dezinformimin.

Zyrtarët jo vetëm ndihen të shqetësuar rreth përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për të influencuar politikën Evropiane por edhe dëmin direkt që u bëhet njerëzve me lajmet e rreme rreth Covid-19.

“Dezinformimi nuk dëmton vetëm shëndetin e demokracive tona por edhe të qytetarëve tonë,” tha Jourova.

BE shpreson që raportet të detajojnë përpjekjet për të kufizuar dezinformimin rreth Covid-19. TikTok do ti bashkohet Facebook, Google, Mozilla dhe Twitter për të luftuar dezinformimin dhe premton të ofrojë informacione rreth reklamimit dhe politikat kundër identiteteve të rreme duke i dhënë prioritet vetëm informacioneve me autoritet.

Me këtë lëvizje rrjeti social dëshiron që sigurojë komunitetin ndërkombëtar se politikat e saj nuk janë subjekt i influencës së qeverisë Kineze.

Lexo po ashtu:  “O burra shqyptarë po a me të vërtetë do t’i lamë marre vendit para të gjithë botës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *