PRURJE E RE NË HISTORINË USHTARAKE TË KOSOVËS

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Libri i Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi) të titulluar “Lufta e Koshares, dështim apo fitore”, që përmban analiza, ballafaqime dhe replika është një prurje e re në literaturën e historisë ushtarake të Kosovës në veçanti, por dhe të historisë ushtarake shqiptare në përgjithësi.

Autori nëpërmjet një analize të shkoqitur dhe të plotë është munduar dhe ja ka arritur që të argumentojë se lufta është një ngjarje politiko-shoqërore që qëndron në ballafaqimin e armatosur dhe të dhunshëm mes popujve, shteteve ose konflikteve të brendshme apo të jashtme mes dy ose shumëpalësh kundërshtare. Lufta mund të përkufizohet edhe si një konflikt i dhunshëm ushtarak mes dy ose më shumë grupesh që përbëhen nga një numër i madh njerëzish. Lufta është shoqëruar gjithmonë me vdekjen e një numri të madh njerëzish dhe me vuajtje të mëdha. Kështu në Betejën e Koshares kemi humbjen e 114 luftëtarëve si dhe plagosjen e mbi 350 luftëtarë, pra është një nga ngjarjet më të veçanta të historisë së luftës çlirimtare në Kosovë, 1997-1999.

Dihet nga ushtarakët se në forcat ushtarake gjen zbatim ajo që quhet në tërësi forcë kundërshtuese. Në betejë apo në luftim kemi dy pjesë vepruese, në veprim (mësymje, sulm, goditje…) dhe kundërveprim (mbrojtje, kundërsulm, kundërveprim dhe forca ushtarake…) e domosdo një anë e forcave të betejës quhet mbrojtje dhe tjetra mësymje, ose në të kundërt. Forca e çdo reparti luftëtarësh krijohet me forcën e mijëra njerzëve të bashkuar në kuadratin e repartit. Por forca njerëzore bashkohet dhe me forcën e masës së mjeteve dhe të teknikës luftarake. Dhe në përplasjen në fushën e luftimit nuk ndodh gjë tjetër veçse shkarkimi i forcës. Kur këto forca, tashmë me qëllime ushtari, grumbullohen dhe nisen për në front, askush nuk pyet për burimet e lëvizjes, për prejardhjen, por duam të marrim rezultatin e asaj force. E thënë më shkoqur, kur na pushton marrëzia e luftës, ne nuk pyesim për harzhimet, për pasojat dhe aq më pak për shpjegimet teorike të ngjarjes ushtarake. Kështu punët e ushtrisë mund dhe duhet ti quajmë sistem sepse veprimet e betejës duhet jo vetëm të përgatiten nën një dorë, pra nën një mendim, por edhe duhet kuptuar se repartet apo njësitë, me veprimin, lëvizjen e tyre, ata mbeten në gjendje të pa shkëputur lidhjesh reciproke. Dhe njëra palë fiton apo e mund palën tjatër, sigurisht duke i konsumuar kundërshtarit forcat, por në të vërtetë njëra palë ka arritur të asgjësojë forcën e lëvizjes së kundërshtarit. Në Betejën e Koshares nga analiza nuk u arrit zbatimi i urdhërit për hapjen e korridorit të funizimit në drejtimin Koshare (Morinë)-Stubëll.

Forcat që morën pjesë në Betejnë e Koshares në kundërshtim me urdhrin e dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm e ndërpresin mësymjen dhe kalojnë në mbrojtje. Në vendimin për betejën llogariten forcat, si dhe kërkohen rrugë më të shkurtëra për të arritur qëllimin. Pra njëra anë të fitojë epërsi mbi tjetrën, por gjithnjë pa e ndalur lëvizjen. Sepse mund të ndodhë që pjesë të frontit apo reparte të veçanta të mos jenë aktive në atë betejë. Kjo mund të ndodhë për arsye të shumta, sidoqoftë ato mund të quhen “forca të vdekura”. Mund të pranohet se çdo repart, sidomos në veprimin mësymës, nuk bën gjë tjetër, veçse ai kalon pengesat që i bëjnë rezistencë, rezitencë që sa më shumë i afrohemi rajonit ku janë përqëndruar forcat kryesore, aq më shumë rritet. Drejtuesi ushtarak me mend, forcat di ti ndajë, skalionojë dhe ti përdorë në ato pika rezistence të kundërshtarit të cilat atij i japin tempin e duhur për të ecur përpara. Nga çdo komandant i përgatitur e di mirë se shpejtësia e kalimit të pengesave, pra nxjerrja jashtë luftimi e çdo vije mbrojtëse, rrit forcën, fiton kohën, krijon pështjellim tek kundërshtari, ngre lart moralin dhe shpejton fitoren. Dhe kjo ndodh sepse shpejtësia në veprim rrit forcën nga një në dy herë më shumë. Pra reparte të ndryshme, në luftim shfaqin tjetër guxim, veprojnë më shpejtë, duke dhënë më shumë forcë luftarake. Sespe forca e gjallë e çdo batalioni, psh, është lëvizje, dhe kur humb një pjesë numerike e këtij reparti, kuptohet ka humbur forca e lëvizjes. Kështu ata ushtarakë që nuk kanë njohje të mjaftueshme për detyrat në fushën e mbrojtjes, ata që nuk kanë mundur të ndërtojnë vetë një vendim beteje, nuk mund të kuptojnë përmbajtjen e vërtetë dhe të domosdoshme të Artit Ushtark. Këtu mund të përfshihen ata që vinë nga fusha të tjera por edhe kuadrot ushtarake me njohje mesatare. Prandaj të gjtiha këto njohuri për Artin Ushtarak, i cili qenë shkencë, kërkon njohje, dituri dhe respekt, nuk u zbaruan gjtë zhvillimit të Betejës së Koshares.

Lexo po ashtu:  Apple lançon versionin e ri të iOS dhe iPadOS me shumë opsione të reja

Nga literatura ushtarake dimë që betejë quhet ndeshja e dy bashkimeve ushtarake kur këto përbëjnë forcat kryesore të ushtrisë së të dy palëve, ose, të paktën, veprojnë në mënyrë të pavarur në një teatër të veçantë të luftës. Dhe ky teatër i luftës ishte rajoni i Koshares (qafa e Morinit në Tropojë), duke u miratua rajoni i zgjedhur për të sulmuar. Nisma e Grupit të Tretë Operativ (GO-3) (Br. 138 “Agim Ramadani”) u mirëprit nga Shtabi i Përgjtihshëm, pasi UÇK-ja kishte shumë nevojë për armë, municione dhe materiale të tjera për luftën, si dhe për popullin që i ishte bashkangjitur formacioneve të luftëtarëve. Presidenti Klinton është shprehu se UÇK-ja me ofensivat e saj i nxorri forcat serbe nga skutat ku fshihen për t’u goditur nga forcat ajrore të NATO-s.

Në libër gjatë gjithë analizës arguentohet se lufta është një tërësi e padukshme, pjesët e të cilës nuk kanë më vlerë më vete, veçse në raport me të tërën. Veprimi sulmues dhe ai mbrojtës, kanë lidhje midis tyre, janë pra një metodë luftimi të domosdoshme. Sulmi kërkon edhe një kohë, çast pushimi, dhe gjatë këtyre pushimeve, kur forca e sulmit është ndalur, imponohet veprimi mbrojtës. E po ashtu, hapësira të cilën ne, të themi, e kemi lënë prapa sepse e pushtuam, duhet siguruar, pra duhet mbrojtur. Dhe mbrojtja kërkon vendosje forcash apo ruajtje, kundërveprim apo zjarr artilerie mbi të, ndryshe do të ecet dhe do të vuajmë nga metoda “korr e mos lidh”. Komanda dhe shtabi i asaj beteje kishin krijuar bindjen se armiku ishte i kërcënuar dhe se do të tërhiqej shpejt. Oficerët e këtij formacioni nuk u konsultuan me Shtabin e përgjtihshëm të UÇK-së për mënyrën e kryerjes së detyrës.

Lexo po ashtu:  Edhe un' jam patriot.

Për ta kuptuar mirë tërë zhvillimin e betejës, kërkohet të njihet dhe roli i shtabit ushtarak në luftë. Mbetet e përhershme ajo që detyra e çdo shtabi ushtarak është të mbajë në dorë fijet e pafund të lëmshit të ngatërruar të gjendjes së frontit. Ai grumbullon elemente dhe pas studimit, krahasimit dhe përllogaritjes, qartëson vendimin e mundshëm. Mbi çdo të dhënë, përfundimi apo vendimi paraprak, duhet një gjykim i lirë, i lirë dhe në dorë të specialistit. Prijësi ushtarak që do të vendosë mbi luftimin e ardhshëm, duhet të nuhas situatën e frontit, ngjarjet duhen zotëruar, përballuar dhe të mbetemi mbi to, me kurajë ushtari të vërtetë. Por në këtë betejë nuk mund të flitet për sukses taktik, e jo më operativ e strategjik, ku nuk u depërtua me tepër se 2 km në thellësi të mbrojtjes kufitare serbe dhe duke kaluar edhe vetë në mbrojtje.

Shtabi ushtarak mendon vetëm për kapacitetet, taktikat dhe kombinacionet që duhet zbatuar për të përballuar luftën. Teoria ushtarake na ndihmon ta zgjidhim këtë lëmsh. Sytë i mbamë tek prijësi ushtarak, i cili është e duhet të jetë një kapacitet i besueshëm dhe i provuar në betejë, kjo përbën bazën e drejtimit të lirë të luftës. Sistemi i ideve të Artit Ushtarak, në rritjen e tij, ka shkelur rrugë të shumta. E ato shkelje janë shpjeguar me fjalë duke radhitur paragrafë dhe më pas mendimin ushtarak që kemi sot, gjithnjë në raportin mekanizëm, praktikë dhe teori. Kjo njësi taktike, (GO-3), kishte për mision të hapte korridorin e furnizimit, për të mundësuar kalimin në mësymje të përgjithshme të gjithë UÇK-së. Komandanti dhe shtabi kishin për detyrë: hapja e atij korridori dhe jo kapjen e Rrasës së Zogut dhe të Koshares.

Duke i përzier kërkesat e Artit Ushtarak, me ndodhitë e shumta në luftë dhe mbi to ca përllogaritje mbi forca, mjete dhe sasi armatimi, të pleksura dhe me letërsi, arrijmë në tentativë për të zbuluar përmbajtjen e vet Artit Ushtarak, betejën dhe mënyra e zhvillimit të saj, mundësitë luftarake me sasi forcash, armësh, sasinë e zjarrit vrasës, etj.

Lexo po ashtu:  Microsoft thjeshton programin e versioneve eksperimentale të Windows 10

Shkenca Ushtarake përpunon Artin Ushtarak duke u bazuar në ligjet themelore që prodhojnë luftën e armatosur si fenomen shoqëror. Nga studimi i ligjeve përcaktohen parimet e organizimit dhe të zhvillimit të luftës së armatosur. Pastaj vijnë parimet dhe tezat teorike nga studimi i të cilave e sidomos zbërthimi, dalin rregullat dhe normat e veprimeve luftarake në shkallët taktike dhe operative, sepse shkalla strategjike kap dhe zbërthen kërkesat themelore të drejtimit të luftës, pra ligjet dhe ligjësinë. Të tëra këto janë elementët përbërës të Artit Ushtarak. Këto rregulla dhe norma formulohen në rregulloret ushtarake të luftimit dhe zbatohen në praktikat e pafund gjatë zhvillimit të luftës. Vetëm duke njohur dhe zbatuar me korrektesë ligjet dhe normat dhe doemos me metodë shkencore, mund të përpunohet Arti Ushtarak.

E tërë rruga, pra lëvizja në të cilën kanë ecur luftërat e pa mbarimta njerëzore, mund të kuptohen atëhere kur të njohim vetëm një pjesë të shkëputur të asaj përplasjeje vrastare. Por, kjo shkëputje duhet të dihet se mbetet gjithnjë pjesë e së madhes, të përgjithshmes, sepse nuk ka e nuk mund të ketë ngjarje më vete, secila rrjedh nga një ngjarje tjetër, e kështu pa ndërprerje. Pra duke menduar se veprimtaria e një personaliteti, duke shkëputur nga vullnetet e lira të gjithë njerëzve është gabim. Pra, çdo ndryshim, çdo hap drejt luftës me apo pa Napoleonin, apo i të gjithë prijësve ushtarakë, me apo pa famë, i solli shuma e vullneteve njerëzorë dhe vetëm shuma e këtyre vullneteve i duroi një kohë e i asgjësoi pastaj.

Mbrojtja e forcave në Koshare ishte një fitore për serbët, sepse fusha e betejës mbeti në duart e serbëve. Forcat e GO-3 gjatë dy muajve nuk bënë as edhe një orvatje të vetme për sulm vendimtar, për betejë, por zgjodhën rrugën e mesme: duel artilerie. Libri me argumente dhe me një ballafaqim pas kaq vitesh thekson se nuk ishte siç duan ta quajnë “beteja më e madhe, nderi më i madh është Beteja e Koshares”. Luftëra janë zhvilluar kudo në botë, secila nga ato kanë dhe pikën kulmore, por jo të thuhet në këtë formë si nderi më i madhe, apo beteja më e madhe.

Për të ngritur dhe ndërtuar Betejën e Koshares historianët ushtarak me materialet që paraqiten në të ardhmen do të dinë të përcaktojnë qartë: terrenin, forcat (armiku dhe ne), ndërtimi operativ, urdhërat, planet, shtabe, përvojat, drejtuesit ushtarak, dinamikën e zhvillimit të luftimeve, rënien e luftëtarëve, deri në nxjerrjen e përfundimeve ushtarake për këtë betejë. Libri i Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi) do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për të kuptura dhe qartësuar të gjithë dinamikën e luftimeve të zhvilluara në Koshare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *