Një gol i mrekullueshëm në zhytje me kokë për të bindur Bayern Mynih për të ushtruar të drejtën e blerjes nga Inter. Zikaltrit shpresojnë shumë që bavarezët ta bëjnë lëvizjen përfundimtare e një asist në këtë këndvështrim vjen nga tenkiku i gjermanëve, Hansi Flick, pas fitores kundër Eintracht në gjysëmfinalen e Kupës së Gjermanisë. “Për sa i përket të ardhmes së tij – ka shpjeguar zëvendësuesi i Kovac -, të gjithë tek Bayern jemi të ndërgjegjshëm tpër kualitetin e Ivan, që sic thashë, e tregoi edhe njëherë në fushë”.

Vullneti i kampionëve të Gjermanisë është i qartë, edhe pse e lanë të rrëzohej e drejta e blerjes në ditët e kaluara. Një operacion merkato për të cilin është rënë dakord në shumën e 20 milionë euro, pas huazimit të këtij sezoni, një shumë mbi të cilën Bayern kërkon një ulje cmimi në kushtet e emergjencës Koronavirus. Perisic nuk futet në planet e Contes, e Marotta ka interes ti gjejë një destinacion për të mbushur arkat e klubit zikaltër.

Lexo po ashtu:  Përfaqësuesja e Kosovës vendos rekord në Europë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *