“Lidhja e re do të duhet të jetë lidhje e secilit  njeri që beson në Kosovën që nuk e udhëheqin qoftë kapësit e shtetit, qoftë ata që u shërbejnë kapësve të shtetit që fshihen në lëkurë të qengjit. Çka duhet të them se tani më qartë se çdo herë më parë dihet se kush janë ata që e dëshirojnë luftimin e kapjes së shtetit e kush janë ata që nuk e dëshirojnë”, tha ajo përballë Jeta Xharrës.

Ajo shtoi se në fund të mandatit të saj do të vendosë rreth rrugëtimit të saj në politikë.

“Në fund të këtij mandati më duhet të vendos nëse dëshiroj të merrem me politikë apo jo. Do ta mendoj mirë, do ta trajtoj mirë, dua të sigurohem që garoj në herën e ardhshme do të jem e rrethuar nga njerëz që nuk do të më lënë në baltë dhe nuk do të mbes vetëm në një rrugë që e trasojmë bashkë, e pastaj më thonë vazhdo ti ne po vazhdojmë ndryshe”, tha ajo.

Lexo po ashtu:  Analiza e Deutsche Welle-s për Vuçiçin – “Tani fytyra e bebushit gjigant duhet të vendosë, o’ Moskën o’ Brukselin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *