Ardian Dvorani është liruar (nuk është e qartë nëse ky është termi i saktë) nga detyra që mbante në Gjykatën e Lartë. Vendimin e ka marrë Këshilli i Lartë Gjyqësor duke hequr nga rruga një person që kishte provokuar me veprimet e tij tensione me presidencën.

Ai që dukej deri më dje si i paprekshëm, është sot i nxjerrë në rrugë me një procedurë të ciln vetë e ka quajtur gafë juridike. Mirëpo kush i mundëson dhe ligjëron gafa të tilla veç politikës? Askush. Ndaj meriton pak vëmendje ky moment.

Politika ka vendosur ta spostojë Dvoranin për axhendën e vet. Për këtë arsye procedura dhe forma kanë rëndësi studimore apo për vetë personin, por nuk zbërthejnë motivet. Të cilat në të vërtetë po hamendësohen se lidhen me një marrëveshje politike shumicë-presidencë.

Për Dvoranin ka patur reagime vetëm në media. Politika ka heshtur dhe kjo koniunkturë e njohur na jep një tjetër mësim për rolin e panatyrshëm të gazetarëve dhe disa mediave që herë pas here shfaqen si mbrojtës të një kauze të rreme të pushtetit, duke u pozicionuar si zëdhënës e madje ndikues në vendimmarrje.

Lexo po ashtu:  Ftyra nuk lahet me pare

Ky rast si shumë të tjerë na provon më së miri se ky rol nuk qëndron, madje po dëmton mediat si të tilla. Politika ka provuar për të disatën herë se di të manipulojë gazetarët, di t’i ndërsejë ata, di edhe t’i shpërblejë, di madje edhe t’i sugjestionojë se edhe ata janë pjesë e vendimmarrjes. E kundërta është e vërtetë. Media apo gazetarë të këtillë janë aksesorë të një lufte politike armëpushimin e së cilës e vendosin të njëjtët.

Nuk ka gjë të keqe të jesh partizan i bindjeve të tua. E keqja dhe e panatyrshmja është te partizanllëku në kufijtë e fanatizmit në rreshtimin sipas një varianti politik, duke nihilizuar çdo argument kundërshtar.

Nëse media do bënte punën e vet, do shqyrtonte objektivisht, politika do ta kishte më të vështirë teatrin e tensionit dhe magnetizimin e dirigjuar të publikut që nxitet të bëjë tifozin dhe jo të marrë pjesë në një diskutim që i takon.

Ndaj nëse sot Dvorani është nxjerrë jashtë si pa të keq, ai ka rastin të mësojë se ka qenë instrument i lojës, jo pjesë e saj dhe si ngushëllim mund të ankohet në Komisionin e Venecias.

Lexo po ashtu:  Një aktgjykim skandaloz në favor të punëdhënësit të pandershëm

Sa për ata që mbrojnë nga mëngjesi në darkë një krah dhe sot shohin se dikush ka vendosur pa i pyetur, le të lëpijnë gishtin që u mbeti në gojë. Nuk është hera e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *