Sot është dita e themelimit të Partisë Socialiste dhe si për çdo vit tentohet që kjo datë të celebrohet si moment i shëniar për mbarë vendin

Më medoa është shfaqur Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm, nga ata njerëz që sepse të jep përshtypjen se është krenar që është socialist.
Zoti Bushati flet gjerë e gjatë, ai e cilëson PS-në si parti të madhe, përfaqesuese, me kontribute intelektuale etj.. Por që duhet të ndryshojë.
Zoti Bushati e luan shpesh lojën e moralistit që nuk u vë asnjëherë emër konkret problemeve. Ai p.sh druhet të thotë se PS-ja sot ështe streha e sigurtë njerëzve të krimit, se qeveria e saj e shndërroi krimin në aleat, trafikun e drogës në biznes dhe se ministrat dhe kryeministri i saj mishërojnë kulturën e pabarazisë si kriter diferencimi dhe statusi. Këta zoti Bushati i nënkupton të majtë.

Një parti mundet edhe ta flasë me vete, ta dialogojë për ato gjëra që do, te predikojë moral, por e vërteta është aty. Sikundër Shqipëria e shkallmuar nga një parti që qëndron në krye të piramidës së problemeve dhe që e ka korrupsionin ushqim politik. Ndaj morali dylekësh i Bushatit nuk i vlen sot as një veterani.

Lexo po ashtu:  Ndryshe nga Edi Rama, Presidenti Meta dënon sulmet serbe mbi Policinë e Kosovës: Dënoj me ashpërsi sulmin me armë ndaj policisë së Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *