Ekzistojnë shumë arsye pse poret mund të duken të hapura. Poret e mëdha mund të jenë të trashëguara, e poret e hapura mund të përkeqësohen nga kujdesi i dobët ndaj lëkurës, rrezet e diellit dhe mungesa e qërimit.

Për fat të mirë, ekzistojnë disa mënyra për ta reduktuar pamjen e poreve dhe mbylljen e tyre në mënyrë natyrale.

RUTINA E KUJDESIT PËR PORE TË ZMADHUARA

Jua sjellim disa mundësi për mbyllje të poreve të hapura, për eliminim gradual të poreve të mëdha dhe për përmirësim të teksturës dhe dukjes për të gjitha llojet e lëkurës:

KURA SHTËPIAKE PËR PORE TË HAPURA

Poret e hapura mund të jenë bezdis- ëse, por ekzistojnë shumë maska shtëpiake për fytyrë, të cilat janë të mira në reduktimin e poreve të hapura dhe të cilat e lënë lëkurën tuaj të pastër, të freskët e të ushqyer.

QËROJENI LËKURËN DY HERË NË JAVË

Qërimi i rregullt i lëkurës siguron mënjanimin e papastërtive nga lëkura. Kjo është e rëndësishme, sepse janë papastërtitë ato që shkaktojnë njolla dhe probleme të tjera. Për t’i mënjanuar mirë qelizat e vdekura të lëkurës merreni një peshqir të vogël të pambuktë të lagur dhe fërkojeni lehtë lëkurën.

Lexo po ashtu:  Istrefi për shqiponjën e bërë në Rusi: E kam ndjerë obligim në shenjë falenderimi për përkrahjen që më është dhënë
2

MAJONEZA

Majoneza është ideale për t’u përdorur në lëkurë të tharë. Thjesht i përzini vezët, lëngun e limonit dhe vajin për ta bërë një majonezë shtëpiake. Aplikojeni një sasi të vogël në fytyrë dhe lëreni që të qëndrojë për 20 minuta.

TRAJTOJENI LËKURËN ME AVULL NJË HERË NË JAVË

Trajtimi me avull është shumë i mirë në reduktimin e madhësive të poreve. Avulli ndihmon që të hapen poret për t’i lejuar papastërtitë që të dalin jashtë. Thjesht vlojeni pak ujë dhe uluni mbi enë me një peshqir mbi kokë. Pas trajtimit, poret tuaja do të mbyllen dhe do të kthehen në madhësitë e tyre normale.

4

HIDRATOJENI LËKURËN ME ALOE VERA

Aloe vera është një bimë çudibërëse, kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës. Ka shumë karakteristika të dobishme për lëkurën që ndihmojnë në mbrojtje të saj, në reduktim të njollave dhe yndyrës së tepërt. Përdorini fletët e bimës ose blijeni xhelin e gatshëm në barnatore.

AKULLI

Kokrrat e akullit ndihmojnë në reduktim dhe mbyllje të poreve. Vetëm përdoreni akullin në lëkurë për disa sekonda dhe kjo është e tëra.

Lexo po ashtu:  Fjalimi i Nënë Terezës me rastin e marrjes së Çmimit Nobel: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që paqja e Tij të vijn në gjitha familjet tona"

APLIKONI MASKË PËR FYTYRË

Maskat për fytyrë janë të mira për përmirësimin e dukjes së lëkurës. Ato janë gjithashtu ideale për përdorim pas trajtimit me avull, sepse poret do të jenë më të hapura dhe të gatshme për absorbim të gjërave ushqyese nga maska. Maskat me argjile janë veçanërisht të mira për lëkurë, sepse e absorbojnë yndyrën e tepërt, i thajnë puçrrat dhe reduktojnë madhësitë e poreve.

7

LËNGU I PORTOKALLIT

Lëngu i portokallit, ideal për përdorim të natës, përmban acid citrik, i cili vepron si një qërues për pastrim të poreve. Vitamina C gjithashtu e shtrëngon lëkurën. Përdoreni lëngun ose pjesën e brendshme të lëvores së portokallit.

SODA E BUKËS

Përziejeni sodën e bukës me ujë të ngrohtë deri kur ta keni formuar një pastë, e më pas i bëni masazh fytyrës me të për 30 sekonda e pastaj e shpëlani. Gjithmonë është më mirë që ta shpëlani me ujë të ftohtë për të ndihmuar edhe më shumë në mbylljen e poreve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *