Mbani mend se e gjitha kjo varet nga saktësia dhe drejtshkrimi i titrave. Nuk është e garantuar asnjëherë që titrat janë siç duhet veçanërisht nëse gjenerohen automatikisht.

Nëse e keni gjetur veten duke kaluar nëpër një video YouTube për të gjetur një pjesë të caktuar që dëshironi të shikoni ose dëgjoni, atëherë ky artikull është për ju.

Është një fenomen që i konsumon kohë dhe nerva përdoruesit për të gjetur një moment specifik në një video YouTube. Por nuk keni pse.

Në këtë artikull ju tregojmë sesi të kërkon për fjalë specifike në një video YouTube.

Ja sesi të kërkoni për fjalë specifike në një video YouTube

  1. Navigoni në videon YouTube që dëshironi të kërkoni
  2. Poshtë saj klikoni tre pikat horizontale
  3. Klikoni Open Transcript
  4. Shtypni Ctrl+F për të hapur funksionin e kërkimit të shfletuesit. Vendosni fjalën që po kërkoni dhe nëse gjendet në transkript do të shënjohet
  5. Më pas klikoni rreshtin ku gjendet për të kapërcyer direkt tek pjesa e videos që kërkoni
Lexo po ashtu:  Tare: Muzeu britanik korrigjon gabimin, Butrinti cilësohet vendndodhje në Epir

Mbani mend se e gjitha kjo varet nga saktësia dhe drejtshkrimi i titrave. Nuk është e garantuar asnjëherë që titrat janë siç duhet veçanërisht nëse gjenerohen automatikisht.

Ja sesi të kërkoni një fjalë për disa video YouTube

  1. Shkoni në YouGlish
  2. Vendosni fjalën ose shprehjen që dëshironi të kërkoni dhe shtypni Say it
  3. Përdorni kontrollet poshtë videos për të luajtur dhe kapërcyer në pjesën ku shfaqet fjala ose shprehja
  4. Shtypni Ctrl+Shigjeta Djathtas për të kaluar tek videoja e radhës

YouGlish nuk funksionon me titrat e gjeneruara automatikisht por vetëm ato manuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *