Nga Instituti malazez njoftuan se me rastin e shqyrtimit të listët kujdes i posaçëm ju kushtua rëndësisë së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe hapjes së kufirit me Serbinë, duke ditur marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe relacionet e mira e të shumta ekonomike dhe familjare të dy shteteve.

“Vendimi për mos inkuadrimin e Serbisë në listë ka ndikuar, para së gjithash, situata e paqartë me të dhënat epidemiologjike, vendimi i institucioneve shëndetësore të Serbisë të largojnë nga lista disa mijëra të infektuar nga lista e të sëmura me një akt, shtimi i numrit të sëmurëve ditëve të fundit, e me këtë rrjedhimisht përkeqësimi i epidemiologjike”.

Shtohet se problem i veçantë ishte mungesa e përgjigjes në kohë të duhur në kërkesën profesionale për informacion të institutit malazez për shëndetësi tek institutet përgjegjëse në Serbi, që kishin synim shkëmbimin e të dhënave epidemiologjike dhe shmangien e të gjitha dyshimeve. Nga Instituti malazez këmbëngulin se kjo ishte mënyra e vetme e drejtë për zbutjen e masave dhe përmbushjen e interesave për të dy palët.

Nga lista e kufizimeve të Malit të Zi sot ishin shtuar shtetet si Egjipti, Haiti, Iraku, Izraeli dhe Surinami, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në atë vende.

Lexo po ashtu:  Arabia përfiton nga kaosi / Blen 1 miliard dollarë aksione në kompanitë e naftës evropiane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *