Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Blerjen Facebook e bëri të ditur në muajin Maj të këtij viti ndërsa rrjeti social tha se gjysma e trafikut të Giphy vjen nga aplikacionet e Facebook ku përfshihen WhatsApp dhe Instagram.Blerja e fundit e Facebook në rrezik

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Blerja e Giphy nga Facebook, një motor kërkimi për imazhet GIF, është nën hetim në Britani. Libraria e pasur i Hiphy me animacione të shkurtra është shumë popullore në aplikacionet e Facebook.

Por gjithashtu ofron konkurrencë për rivalët e TikTok, Snapchat dhe Twitter që gjithashtu e përdorin.

Autoritetet Britanike janë duke hetuar nëse blerja do të përbënte problem për konkurrencën.

Blerjen Facebook e bëri të ditur në muajin Maj të këtij viti ndërsa rrjeti social tha se gjysma e trafikut të Giphy vjen nga aplikacionet e Facebook ku përfshihen WhatsApp dhe Instagram.

Lexo po ashtu:  Dostoevsky: Një njeri që di të përqafojë dikë është një njeri i mirë

Facebook pagoi 400 milionë dollarë për Giphy duke premtuar se nuk do të ndikohen partnerët e tjerë të kompanisë. Autoritetet kërkojnë që Facebook të mbajë kompaninë Giphy më vete me stafin dhe teknologjinë e saj.

Giphy do të bëhet pjesë e ekipit të Instagram me qëllim që të bëhet më e lehtë dërgimi i imazheve GIF në historitë dhe mesazhet e Instagram.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *