Profesori Muhamet Kelmendi, ka thënë se Qeveria Hoti mund të bie.

Për këtë ai përmend rastin e deputetit Arifi, për të cilin e citon Kushtetutën, andaj ai thotë se vota e tij nuk është e vlefshme dhe duhet të bëhet rivotim.

Kelmendi ka thënë se për këtë duhet të japë dorëheqje KQZ, e cila nuk e ka vërtetuar kushtetutshmërinë para votimit dhe përgjegjëse është edhe Kryesia e Kuvendit, derisa tani çështja mbetet tek Gjykata Kushtetuese.

Ai thotë se nëse del që është i dënueshëm i formës së prerë, me një a më shumë vite burg, Prokuroria duhet të hap hetim ndaj të dyja organeve.

Postimi i plotë në Facebook:

Qeveria HOTI mund te bije!

Ceshtja e perfundimit te mandatit te deputetit eshte shume mire dhe qarte e rregulluar ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves.
Aty nuk ka mundesi interpretimi nga ana e Gjykates Kushtetuese. Norma eshte e qarte dhe kerkohet te zbatohet me perpikmeri.
Kur e theme kete, mbeshtetem ne nenin 70 Kushtetutes.
Me piken 3 te ketij neni thuhet:
” Mandati i deputetit mbaron ose behet i pavlershem , nese:
1. Nuk behet betimi,
2. Jep doreheqjen,
3.Emerohet anetar i Qeverise se Kosoves,
4.Perfundon mandati i Kuvendit,
5. Mungon 6 muaj ne seancat e Kuvendit. Ne raste te vecanta, Kuvendi i Kosoves mund te vendosi ndryshe,
6. Denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per veper penale me nje ose me shume vjet burgim dhe
7. Nese vdes”.
Ne rastin konkret duhet vetem te konstatohet se denimi i deputetit Arfi a eshte i formes se prere para votimit.
Dhe, nese eshte, jo vetem qe votimi eshte nul, por kerkohet rivotimi i ri ne Kuvend.
Ndersa, KQZ duhet te japi doreheqje teresisht per munges te vigjilences ne drejtim te konsulltimit dhe te vertetimit te kushtetutshmetise se deputeteve ne Kuvend.
Rasti eshte i rende, konfliktet me kete rast jane te thella dhe reparimi eshte shume i veshtire.
Doreheqja eshte akti i vetem.
Ne fakt, askund dhe ne asnje shtet nuk ndodhin rastet e tilla banale. Kudo Komisioni Zgjedhor vepron me kohe dhe merr masa konkrete juridike.
Pse ne Kosove?
Ketu ka vetem nje pergjigje!
Ajo eshte realizimi i votes se 61-te per Qeverin Hoti. Nuk ka gje tjeter.
Por, me kete ka faj edhe Kryesia e Kuvendit, pse nuk ka reaguar para votimit, sikunder edhe KQZ, pse nuk ka marr masa ndaluese ndaj deputetit.
Tash mbetet ceshtja te Gjykata Kushtetuese te vertetohet.
Nese del rasti i tille i denueshem me aktgjykim te formes se prere, me nje a me shume vite burg, kerkohet qe Prokuroria Speciale te hapi proceduren kunder dy organeve.

Lexo po ashtu:  Kërcënon miku i Edi Ramës, Vuçiq: Nëse ndodh anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare ju befasojmë me përgjigjen

Ne njeren ane, kunder Kryesise pse nuk ka reaguar me kohe dhe, ne anen tjeter, kunder KQZ pse ka lejuar rastin e tille.
Per mua ketu ka qellim dhe mashtrim.
E kjo eshte veper penale e denueshme me Kodin Penal dhe me normat tjera juriidike ne fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *