Bayern Munich dhe Borussia Monchenglabach i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së 31-të në Bundesliga.
Ndeshja që fillon në ora 18:30 do të zhvillohet në stadiumin Allianz Arena, e që do të jetë një sfidë mjaftë interesante.
Për këtë takim, Hansi Flick do të jetë pa lojtarët si, Thiago Alcantara, Philippe Coutinho, Niklas Sule dhe Corentin Tolisso që janë të lënduar, ndërsa Robert Lewandowski, Thomas Muller, kanë mbushur numrin e kartonëve të verdhë,
Në anën tjetër, Monchegladbach do të jetë pa, Zakarian, Strobl që janë po ashtu të lënduar dhe Pela (karton të kuq).
Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer, Pavard, Cuisance, Perisic, Boateng, Goretzka, Hernandez, Gnabry, Alaba, Kimmich, Zirkzee.
Formacioni startues i Monchengladbachut: Sommer, Kramer, Herrmann, Thuram, Stindl, Lainer, Kofmann, Bensebaini, Ginter, Elvedi, Neuhaus.