Dy kadetë të FSK-së diplomuan sot në akademinë ushtarake, Ëest Point, në SHBA.

Në ceremoninë e diplomimit, i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili tha se nga kjo akademi dalin vetëm më të mirët e më të mirëve.

“West Point është një simbol universal i trimërisë, besnikërisë, përkushtimit, disiplinës dhe aftësisë amerikane. Kjo është ushtria më e jashtëzakonshme ndonjëherë, unë jam këtu për të ofruar përshëndetjen e Amerikës. Faleminderit që ju përgjigjët thirrjes së kombit tuaj”, shtoi ai.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i është gëzuar shumë këtij momenti, ndërsa ka postuar në “Facebook”, momentin e diplomimit të kadetëve.

Çitaku u shpreh pafundësisht krenare për arritjen e tyre.

“Një moment krenarie e pafundme”, ka shkruar ambasadorja në postimin e saj, duke bashkangjitur edhe një video të momentit të diplomimit.

Dy kadetët nga Kosova, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, janë ushtarakët e rinj që do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Çitaku, për diplomimin e tyre, shkruajti edhe më herët, gjatë ditës, ku tha se Arelena dhe Ylli janë heronj të Republikës sonë dhe sipas saj, janë dëshmia më e mirë se më punë dhe ndershmëri nuk ka ëndërr që nuk realizohet.

Lexo po ashtu:  “Serbia e ka humbur Kosovën”! Zbardhet debati i ashpër në PE, eurodeputeti francez: Ky parlament e njeh Prishtinën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *