Karamba Diaby e ka përjetuar herë pas herë drejtpërdrejt racizmin në Gjermani – në rrjetet sociale dhe në jetën reale. Në faqen e tij të internetit politikani socialdemokrat e prezanton kështu veten: “Më 2013 unë u zgjodha në Bundestagun gjerman si i pari njeri me ngjyrë i lindur në Afrikë.” Në fund të janarit në zyrën e tij të qarkut elektoral në Halle/Saale pati një sulm, sikurse u pandeh m emotive ksenofobie: U qëllua në fasadën prej xhami. Për fat askush nuk u plagos. Më pas ndodhi rasti me George Floyd; afro-amerikani, që u asfiksua brutalisht nga një polic i bardhë. E papritur debati për racizimin është sërish aktual. Po ashtu edhe diskutimi për për term të kontestueshëm në ligjin themeltar gjerman, fjalën „racë”.

Kjo fjalë duhet hequr, mendon Diaby, i cili jeton qysh prej 35 vjetësh në Gjermani dhe e ka prejardhjen nga Senegali. Tek njerëzit ka vetëm një „racë” – sipas shkencës – thotë Diaby: “njeriu”. Në intervistë për DW ai shpjegon: “Për fat të keq konstatohet, se është shumë e vështirë për shumë njerëz, që ta pranojnë këtë temë, sepse ata as që mund ta përfytyrojnë, se sa e rëndësishme është ajo për ata që janë të prekur. Unë personalisht mendoj, se është e rëndësishme, që ta heqim fjalën racë nga ligji themeltar!”

Partia ekologjiste „Të Gjelbërit” e pati iniciuar këtë debat lidhur me nenin 3 të kushtetutës (ligjit themeltar në Gjermani) qysh në fillim të marsit në sfondin e vdekjes se George Floyd diskutimi u rihap. Kryetarja e partisë Ekologjiste në opozitë, Annalena Baerbock, i tha DW-së: “Dinjiteti i njeriut është i pacënueshëm. Kjo është e ankoruar në nenin 1 të ligjit tonë themeltar. E njëjta gjë duhet të reflektohet edhe në nenin 3, ku ne – nga e kaluara – e kemi lënë deri më tani fjalën racë. Që të hiqet kjo fjalë, sipas mendimit tim është thelbësore.”

Lexo po ashtu:  Instituti Octopus: Bashkatdhetarët gjatë kalimit nëpër Serbi po pyeten për zhvillimet në Kosovë

Studiuesit: “Koncepti ravë është rezultat i racizmit”

Fjala është për nenin 3 për barazinë para ligjit dhe ndalimin e diskriminimit: “Askush nuk lejohet që për shkak të gjinisë, prejardhjes, racës, gjuhës, atdheut e origjinës, besimit, botëkuptimit individual religjoz apo politik të favorizohet apo margjinalizohet. Askush nuk lejohet të margjinalizohet për shkak të aftësive të kufizuara.”

Sot termi „racë” konsiderohet nga shumë vetë si i papërshtatshëm për kohën, e madje klasifikohet si term racist, thotë Hendrik Cremer nga Instituti i pavarur gjerman për të Drejtat e Njeriut: “Ky term shkakton irritime dhe të befason, madje shkakton edhe cënim personal”, vë në dukje në bisedë për DW eksperti i të drejtave të njeriut.

Termi e ka prejardhjen nga epoka e iluminizmit dhe kolonializmit. Nën sundimin nacionalsocialist ai „kulmoi në një krim monstruoz ndaj njerëzimit”. Termi racë është në „thelb i kontaminuar”, shpjegon Cremer.

Në këtë konkluzion arrijnë edhe studiuesit e Universitetit në Jena. Klasifikimi i njerëzimit në „raca” – „bazuar tek ngjyra e lëkurës, syve apo forma e kafkës – ka pasur pasojë përndjekjet, skllavërimin dhe vrasjen e miliona njerëzve”, thuhet në një raport studimor të vitit të kaluar. Edhe sot termi „racë” ende vazhdon të përdoret në kontekstin e grupeve njerëzore në forma të ndryshme. Nuk ka një arsye biologjike për këtë, konstatojnë studiuesit. “Koncepti i racës është rezultat i racizmit dhe jo premisë e tij, thuhet në „deklaratën e tyre të Jenës”.
Grindje mes partive për termin „racë”

Lexo po ashtu:  Gruaja, Intelektualja shqiptare, Zyrafete Loshaj korrigjoi Enciklopedinë Suedeze të vitit 2016 për përkatësinë etnike të Shënjëtorës shqiptare Nëna Terezë

Të gjitha partitë ndërkohë janë shprehur në kontekstin e debatit për fjalën „racë”. Konservatorët CDU/CSU janë skeptikë dhe partia AfD nuk do që kjo fjalë të hiqet nga ligji themeltar. Partitë e tjera janë që kjo të hiqet. “Ligji themeltar shprehet prerazi kundër racizmit. Por këtë ligji duhet ta reflektojë edhe në gjuhën që përdor”, i tha DW, politikani liberal i FDP, Marco Buschmann. Edhe partia E Majta është që të hiqet ky term. Jan Korte, sekretar ekzekutiv i grupit parlamentar të të majtëve thotë, që partia e tij e ka parashtruar këtë kërkesë qysh në vitin 2010. “Vetëm teoritë raciste orientohen nga mendimi, se ka raca të ndryshme njerëzore”, thotë Korte.

Zëdhënësi i poliitkave juridike të socialdemokratëve, Johannes Fechner, kërkon, që termi të zëvendësohet edhe në ligjet e thjeshta si në kodin e procedurës penale ose në ligjin e antidiskriminimit.

Eshtë e drejtë, që të modernizohet ligji themeltar aty ku ai nuk është në në nivelin e kohës, thotë për DW nënkryetari i grupit parlamentar të kristiandemokratëve/kristiansocialëve, Thorsten Frei. “Por ne duhet ta luftojmë racizmin në shoqërinë tonë.” Ai shpreh dyshim, nëse kjo mund të ketë vërtetë efektin e dëshiruar vetëm me një ndryshim në nenin 3 të ligjit themeltar.

Lexo po ashtu:  Greqia mund të rimëkëmbet por njerëzit ende po humbasin shtëpitë e tyre

Ndërkohë që disa lande si Bremeni e kanë ndërmarrë një ndryshim të tillë në legjislacionin e landit, duke e hequr prej tij fjalën racë. Edhe të tjera lande kanë bërë modernizim rë kushtetutave të tyre si Brandenburgu, Mecklenburg-Pomerania, Tyringjia dhe Saksoni-Anhalt. Edhe vende europiane si p.sh. Franca, Finlanda apo Suedia prej kohësh janë distancuar nga termi „racë”, vë në dukje Hendrik Cremer nga Instituti gjerman për të Drejtat e Njeriut.

Ndryshimi kushtetues i vështirë

Të Gjelbërit duan që të propozojnë një projektligj në Bundestag për heqjen nga përdorimi në ligjin themeltar të termit „racë”. Për një ndryshim të tillë kërkohet shumica e dy të tretave në Bundestag dhe në Bundesrat Këshilli Federal. Por duket e pasigurtë nëse do të arrihet votimi prej kësaj shumice, sepse CDU/CSU dhe AfD janë të rezervuar. Por edhe nëse kjo fjalë hiqet, shtrohet pyetja, se me cilën fjalë do të zëvendësohet ajo?

Hendrik Cremer ka një propozim, sipas tij mund të formulohet: “Askush nuk lejohet të margjinalizohet në mënyrë raciste”. E rëndësishme është, që domosdoshmërisht të bëhet e qartë, që nuk duhet të ketë „diskriminim racor”.

Politikani socialdemokrat Karamba Diaby, që është edhe anëtar i komisionit të Bundestagut për të drejtat e propozon “përkatësi etnike”. Ai thekson: “Unë dëshiroj, që ne të mund ta organizojmë shumicën e nevojshme.” Por diskutimi sapo ka nisur, nënvizon Diaby.(dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *