Ernest Hemingueji njihej për jetën aventuroze dhe dashurinë e madhe që kishte për alkoolin. Sipas tij, mënyra më e mirë për të shpenzuar paratë ishte shampanja. Edhe shëndetligu Xhejms Xhojs mahnitej nga mënyra e jetesës së shkrimtarit amerikan. Në një profil të “New Yorker” për Ernest Heminguejin flitet mes të tjerash për miqësinë e tij të çuditshme me Xhejms Xhojsin. Ky i fundit grindej me njerëz nëpër bare dhe pastaj fuste Heminguejin për t’i rrahur.
“Xhojs futej në sherr, pastaj as nuk e shihte personin që kishte përballë, por kthehej nga unë dhe thoshte: Merru me të!”.

Në profilin e shkruar në “New Yorker” ka një përshkrim të Heminguejit se si do të donte ta kalonte pleqërinë: “Kur të plakem, dua të jem një burrë i ditur dhe jo i mërzitshëm. Dua të shoh luftëtarë të rinj, kuaj, çiklistë, piktorë, avionë, restorante, kurva dhe bijtë e tyre dhe të mos shkruaj asnjë rresht për ta. Do të doja t’u shkruaja letra miqve dhe ata të m’i kthenin ato. Do të doja të bëja dashuri deri në moshën 85-vjeçare… “.

Lexo po ashtu:  “America First”. Magazina gjermane “Der Spiegel” provokon Trumpin: Biden, bëj Amerikën përsëri të shkëlqyer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *