Dy viktimat janë kojshi, burri 58 vjeç e vajza 17-vjeçare
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të shtunën në fshatin Vitomiricë të Pejës. Një 58-vjeçar po dyshohet se ka vrarë një 17 vjeçe e më pas është vetëvrarë
Rastin për media e kanë konfirmuar nga Policia dhe Prokuroria e Pejës.
“Janë kojshi, burri është 58 vjeçar ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeç. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka thënë për media Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Pejës.
Shkodran Nikçi, zëdhënës i prokurorisë Themelore në Pejë, ka treguar se trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër tëë prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obdukim, gjithashtu janë dërguar edhe arma dhe gëzhojat për ekzaminim. Dyshimet e para janë se fillimisht është kryer vrasja e më pas vetëvrasja”, ka thënë Nikçi.