Dëgjo… është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve- dhjetë thënie të Ismail Kadaresë
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë.
Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!

Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.
Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.
Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.
Të falësh nuk do të thotë të harrosh.
Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.
Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.
Njeriu në jetë ka nevojë për 1 filxhan shkencë, 1 shishe kujdes, dhe 1 oqean durim.
Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave.




