Përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, në kuadër të Javës së Lëvizjes, kanë zhvilluar një bashkëbisedim online me gratë aktiviste për ecjen e organizatës ndër vite.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka uruar aktivistet dhe anëtaret për 15 vjetorin e Lëvizjes.

“… mes të arriturave të qeverisjes së mirë, theksoi punën e rëndësishme që kanë bërë gratë që qeverisja të jetë e tillë. Duke iu referuar vullnetit qytetar të shprehur në peticionin që kërkon zgjedhje, ai tha se qeveria e punës dhe e drejtësisë, ajo e barazisë do të rikthehet shumë shpejt”, ka thënë Kurti.

Njoftimi i plotë i VV-së në Facebook:

“Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmeti, foli për rritjen e numrit të anëtareve ndër vite dhe për forcimin e strukturave tona me pjesëmarrjen e grave aktiviste në to. Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmendi punën e bërë nga organizata, e sidomos gratë brenda organizatës tonë në adresimin e dhunës mbi baza gjinore, dhe për financimin e strehimoreve për viktima të dhunës që ka bërë qeveria Kurti. Ajo shprehu bindjen se kjo punë e mirë do të vazhdoj përmes një përfshirje edhe më të gjerë të grave në Lëvizje.

Kryetari, Albin Kurti, uroi aktivistet dhe anëtaret për 15 vjetorin e Lëvizjes, dhe mes të arriturave të qeverisjes së mirë, theksoi punën e rëndësishme që kanë bërë gratë që qeverisja të jetë e tillë. Duke iu referuar vullnetit qytetar të shprehur në peticionin që kërkon zgjedhje, ai tha se qeveria e punës dhe e drejtësisë, ajo e barazisë do të rikthehet shumë shpejtë.

Gratë aktiviste nga Qendrat e Lëvizjes në Kosovë, nga Qendrat e Mërgatës dhe Qendra jonë në Shqipëri shtruan shumë ide se si duhet të ecet përpara me organizimin e grave shqiptare kudo që janë, ato e rikonfirmuan gatishmërinë për angazhim edhe më të përkushtuar e dinamik në të ardhmen.

Lëvizja VETËVENDOSJE! bashkë me Sekretariatin e Gruas Aktiviste, do ta rris angazhimin për të sfiduar çdo imponim e rëndesë mbi gratë. Kundër pabarazisë dhe diskriminimit dhe për sa më shumë solidaritet e barazi, e sidomos gjinore”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Ja pse besohej që patkoi i kalit është fatndjellës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *