Njësitë të kombinuara së bashku mbulojnë një hapësirë prej 445 metrash katrorë me shpejtësi deri në 1200Mbps dhe lidhje 5G.

Gjatë vitit të kaluar një mori routerësh Wi-Fi 6 debutuan por të paktë kenë qenë aq të leverdishëm sa kombinimi prej tre routerësh i ZenWiFi AX Mini që Asus prezantoi së fundi.

Me çmim prej 300 dollarë, routerët e rinj të ASUS qëndrojnë mes nivelit të ulët të Amazon Ero dhe atij të lartë Google Nest WiFi.

Asnjë prej këtyre sistemeve nuk ka teknologjinë Wi-Fi 6. Konsumatorët ishin të detyruar të paguanin shumë më tepër për Wi-Fi 6 si sistemi Orbi prej 700 dollarësh i Netgear prezantuar vitin e kaluar.

Njësitë të kombinuara së bashku mbulojnë një hapësirë prej 445 metrash katrorë me shpejtësi deri në 1200Mbps dhe lidhje 5G.

Ato vinë me teknologjinë OFDMA, një funksion i Wi-Fi 6 që lejon një kanal të vetëm komunikimi tu shërbejë disa pajisjeve njëherazi. Megjithatë i mungojnë disa veçori të modeleve të shtrenjta.

Asnjë prej routerëve nuk është Tri-Band dhe nuk përdorin dot frekuenca ekstra për komunikuar me pajisjet dhe reduktuar ngarkesën. Gjithashtu nuk kanë porta multi-gigabit WAN.

Lexo po ashtu:  Jeton Kelmendi boton librin “Një ardhje tjetër”

ZenWiFi AX Mini XD4 është në shitje për 299 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *