Hera e fundit që disa hakerë janë rekrutuar i përket vitit 2009, por të ardhurit e rinj konsiderohen të rëndësishëm për rinovimin e stafit.
Shërbimi Grek i Inteligjencës ka punësuar 80 hakerë të rinj në një kohë kur lufta kibernetike me hakerët Turq është intensifikuar.
Hera e fundit që disa hakerë janë rekrutuar i përket vitit 2009, por të ardhurit e rinj konsiderohen të rëndësishëm për rinovimin e stafit.
Në Janar, hakerët Turq thyen sistemet dhe uebsajtet e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Jashtme dhe të Kryeministrit Grek.
Javën e kaluar ata rinisën një sulm të ri duke rrëzuar uebsajtin e autoriteteve lokale të një qyteti të vogël Grek quajtur Chalkidona në Selanik. Ushtari kibernetik i turqisë Ayyidiz Tim mori përsipër sulmin.
Grupi i hakerëve Anonymous Greece është përgjigjur duke rrëzuar dy uebsajte të dy ministrive, të Jashtme dhe të Mbrojtjes së Turqisë.
Greek City Times raportoi se hakerët Grekë kishin penetruar sistemin e shëndetit publik të Turqisë dhe përvetësuar 150 mijë pjesëza informacioni.
Mes hakerëve të Anonymous Greece dhe 80 hakerëve të rinj të punësuar nuk ka asnjë lidhje.