Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, do të duket se po kalon momente të vështira, të paktën jashtë vendit.

Ndërhyrja ushtarake e vendit në Libi sapo e ktheu valën e luftës civile, duke detyruar tërheqjen e Khalifa Haftar, luftëtar i mbështetur nga Rusia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Franca.

Marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë tani janë përkeqësuar. Në shkurt, forcat e tyre u përplasën në mënyrë spektakolare në veri-perëndim të Sirisë, por nuk pati një konflikt të mirëfilltë.

Presidenti rus Vladimir Putin duket se e ka nënvlerësuar vendosmërinë e Erdogan për të ndaluar presionin ndaj separatistëve kurdë sirianë përtej kufirit të Turqisë dhe për të parandaluar një valë të re të refugjatëve sirianë që iknin nga regjimi sirian i Bashar al-Asadit, i mbështetur nga forcat ajrore të Rusisë.

I forti turk, në pushtet për gati 18 vjet, nuk po “lëkundej” në Siri ose në Libi.

Por ku është forca turke?

Moska dhe Ankaraja janë gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve diplomatike të favorshme reciproke. Gjatë dekadës së fundit, ata janë shfaqur si fuqi rajonale në Lindjen e Mesme. Por ekonomitë e tyre janë të dobëta. Në veçanti, Turqia mund të jetë më e brishtë.

Lexo po ashtu:  Intervista e pistë/ Mesazhet propagandistike që Putin i dërgoi botës për luftën

Së pari, Erdogan varet nga pranimi i Rusisë në mbajtjen e Turqisë në dy enklavat që kapi në veri-perëndim të Sirisë në 2016 dhe 2018, si dhe për zonën që po përpiqet të krijojë në të gjithë veri-lindjen e Sirisë pas tërheqjes së SHBA në 2019.

Së dyti, ndërhyrja e Erdogan në Libi synon të ndikojë në pretendimet e Turqisë për të drejtat në det të hapur në pasuritë e naftës dhe gazit të Mesdheut Lindor përmes një marrëveshje për kufijtë detarë që ai ka nënshkruar me qeverinë Libiane të njohur nga KB në Tripoli.

E treta, si rezultat i kësaj, BE kërcënon se do të vendosë sankdione. Shpresat e pranimit të Turqisë në BE po zhduken.

Së katërti, Erdogan nuk mund të mbështetet më tek SHBA.

Ajo përballet me sanksione për blerjen e sistemeve ruse të armëve si një anëtar i Nato, si dhe sepse ka shkelur embargon ndaj Iranit. Megjithatë ai bisedoi me presidentin amerikan Donald Trump këtë javë dhe pretendoi se ata ranë dakord për Libinë.

Lexo po ashtu:  Berisha zbulon planin e shtatorit dhe paralajmëron Ramën: “Provoje…!”

Së pesti, edhe pse Turqia po diversifikon varësinë e saj energjetike, ajo prapë merr afërsisht gjysmën e importeve të gazit të saj nga Rusia.

Së gjashti, monedha e Turqisë po bie me ritme të shpejta, duke kërcënuar një përsëritje të krizës së monedhës 2018.

Së fundmi, shumë prej sinjaleve që Erdogan dërgon, nuk tregojnë forcë.

Kthimi i vendimit të Ataturkut do të jetë një shpërqendrim i zhurmshëm nga problemet e tjera. Por në fund të fundit, nuk është veçse një gjest neo-otoman, pak a shumë si ndërhyrjet e tij në Siri dhe Libi.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *