Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq i cili sot ka falënderuar Algjerinë për mosnjohjen e Kosovës, gjatë një bisede telefonike me homologun nga Algjeria, Sabri Bukadum.

Osmani ka thënë se kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, e cila një ditë më parë tha se do të ndalë fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës.

“Sot, Daçiq falënderon Algjerinë për pozicionin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Prit një minutë: A nuk janë pajtuar që ta ndalin këtë absurditet. Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, miq: Të hënën, ata i premtojnë SHBA-së që të ndalin fushatën. Të martën, ata e rifillojnë atë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Lexo po ashtu:  Flet Tomor Morina pas daljes nga burgu i sllavomaqedonasve: Serbia ka mbaruar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *