Ciro Immobile ka shumë nga ata që e vlerësojnë, sidomos në Premier League. Pas sondazhit të United, tani, sipas Gazzetta dello Sport, është Newcastle që po josh Lazion e sulmuesin me një mega ofertë: 55 milionë për Lotito e 8 në vit për 5 sezone për golashënuesin më të mirë të Serie A. Immobile, pas dy eksperiencave aspak të mira jashtë Italisë, në Dortmund e Sevilje, tani mund të tentohet për të provuar një tjetër kampionat.

Newcastle, megjithatë, duhet të bëjë llogaritë me dashurinë e Ciros për Lazion e një ambjent në të cilin ndihet mirë. Qe prej kohësh, në fakt, po flitet për rinovimin e kontratës deri në 2025 (për momentin përfundon dy vjet më herët) e një rritje page që do ti lejojë të arrijë në 4 milionë në sezon.

Mbetet për të kuptuar nëse Lotito ka ndërmend të arkëtojë e nëse lojtari, në moshën 30 vjecare, e konsideron Premier një mundësi të rëndësishme në këtë fazë të karrierës, përvecse ti shkojë përballë një dyfishim të ofertës më të mirë të lacialëve.

Lexo po ashtu:  Pirlo e nis karrierën si trajner, merr drejtimin e kësaj skuadre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *